Ranieri i mban leksion Interit se si duhet përballet me Liverpoolin

by admin
Spread the love

Ish-trajneri i Interit që aktualisht po trajnon Watford ka dhënë një intervistë të gjatë për La Gazzetta dello Sport ku ka komentuar mbi shortin e Champions League. Ai u ndal kryesisht te takimi Inter-Liverpool, si dhe dha disa këshilla për zikaltrit.

“Do të jetë një lojë e bukur dhe rezultati nuk mund të parashikohet. Liverpooli është vërtet i fortë, por ju mund të shihni duart e Inzaghit te Interi”, filloi intervistën e tij Ranieri.

“Ai ka trashëguar një ekip fitues nga  Conte dhe ishte e kuptueshme të kishim disa dyshime pas shitjeve të Romelu Lukakut dhe Achraf Hakimit, por Interi po ecën me hap të madh tani”.

KËSHILLAT PËR INTERIN- “Së pari duhet t’i përballojnë të dyja ndeshjet me vendosmëri dhe pa komplekse inferioriteti. Asnjëherë nuk duhet të merret asgjë si e mirëqenë në futboll.

Së dyti, ata duhet të kufizojnë gabimet. Gabimet mund të jenë vendimtare në Champions League, veçanërisht kundër klubeve të mëdha. Ka momente në fushë kur ka ndjenja pozitive ose negative, ndaj duhet të dëgjohen dhe të veprohet në përputhje me rrethanat.

Gjithashtu, nuk duhet të lejojnë që atmosfera e Anfield t’i prekë, ndryshe nuk do të shkojnë larg”, përfundoi Ranieri. /oversport.tv

You may also like