Rangnick zbulon se u detyrua të ndryshojë formacionin ndaj Newcastle pas kërkesës së Cavanit

by admin
Spread the love

Trajneri Ralf Rangncik zbulon se konsideroi ta lejojnte Edinson Cavanin të jetë titullar, por sulmuesi kërkoi të nis nga stoli.

Uruguaiani hyri në lojë në pjesën e dytë, duke shënuar golin e dytë të sezonit, derisa me këtë gol edhe ndihmoi “Djajtë e Kuq” që të marrin një pikë.

Rangnick thotë se planifikonte ta lejonte sulmuesin të ishte nga minuta e parë, por ky i fundit kishte dyshime.

“Në dy ditët e fundit konsideroja që ta lejoja të ishte nga stoli. Bisedova një ditë më parë me të dhe më tha se nuk ndihet rehat që të luante nga fillimi”.

“Nuk e dinte sa në formë ishte, por pasi ishim 1-0 në pjesën e parë, ishte e qartë për mua se duhet të rrezikonim, duhet të ndryshonim diçka, prandaj e sollëm atë dhe Jadon Sanchon”.

You may also like