Rangnick pas humbjes turpëruese: Një katastrofë, i kërkojmë falje tifozëve

by admin
Spread the love

“Ishte një katastrofë”. Kjo ka qenë fjalia e Ralf Rangnick që mund ta përshkruaj më së miri humbjen e turpshme të Manchester United përballë Brighton pas “Djajtë” u mposhtën me rezultatin e thellë 4-0. Tekniku i United u ndal pas ndeshjes për të komentuar edhe takimin.

“Kemi bërë keq nga minuta e parë deri në minutën e fundit në të dyja anët e fushës. Nuk mund të bëjmë asgjë tjetër veçse t’i kërkojmë falje tifozëve. Bëmë një paraqitje të tmerrshme që solli një rezultat turpërues.

Plani i ndeshjes ishte totalisht ndryshe, por në fushë nuk ia dolëm të ishim kompaktë dhe të përballeshim si duhej me kundërshtarët. U ndeshëm me një skuadër që në rrafshin teknik ishte shumë e mirë dhe rezultati ishte ky që pamë.

Në pjesën e parë kishim vështirësi për të ndaluar aksionet e tyre, ndërsa në pjesën e dytë u përpoqëm të rrezikonim më shumë dhe e paguam. Kur ndeshja ishte 2-0 kërkuam të luanim më përpara, por pësuam edhe dy gola të tjerë gjatë minutave 63 dhe 65. Ishte një katastrofë”. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook

You may also like