Ramazani, vijon dhe më i vështirë në Al Aksa – Shqip

by admin
Spread the love

Forcat okupatore izraelite hodhën gaz lotsjellës dhe plumba gome për të dëbuar besimtarët nga Xhamia Al-Aksa të enjten në mëngjes, ndërsa avionët luftarakë izraelitë nisën sulme ndaj fraksioneve palestineze në qytetin jugor të Gazës dhe Bregun Perwndimor, raportoi Al Jazeera.

Forcat pushtuese po përpiqen t’i largojnë besimtarët nga oborri i xhamisë Al-Aksa dhe po i rrethojnë besimtarët dhe ata që qëndrojnë në itikaf(vetmim dhe qwndrimi i gjatw nw kushte Ramazani) në pjesën e faljes së xhamisë. Ata përdorën gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Ismail Haniyeh, kreu i byrosë politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike (Hamas), tha se “egërsia” që po ndodh në Al-Aksa do të shkurtonte jetën e pushtuesve. Haniyeh iu drejtua pushtimit izraelit, duke thënë: “Nëse mendoni se sulmi ndaj Al-Aksa do të ndryshojë karakterin islam të xhamisë, atëherë gaboheni”.

Dhuna në rritje

Izraeli nisi sulmet ajrore në Gaza herët këtë mëngjes, pasi disa raketa u hodhën nga territori palestinez në Izrael, thanë zyrtarë të Hamasit dhe burime ushtarake izraelite, raporton Reuters.

Dy kampe stërvitore të përdorura nga Hamasi u goditën por nuk u raportua për viktima, thanë dëshmitarët okularë për agjencinë britanike.

Hamasi tha në një deklaratë se bombardimet izraelite vetëm do të inkurajonin palestinezët që t’i “rezistojnë okupimit dhe të rrisin mbështetjen për Jerusalemin dhe popullin e tij”, sipas Reuters.

Rritja e dhunës në Izrael dhe territoret e pushtuara palestineze ka ngjallur frikë për një konflikt të ri të madh, pasi që nga marsi forcat izraelite kanë vrarë të paktën 29 palestinezë në operacionet e Bregut Perëndimor. /tesheshi.com/

 

You may also like