RAMALLAH – Blinken: SHBA mbështesin krijimin e një shteti të pavarur palestinez

by admin
Spread the love



RAMALLAH, 9 shkurt /ATSH/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin krijimin e një shteti të pavarur palestinez si mënyra më e mirë për të garantuar paqen dhe sigurinë e qëndrueshme si për palestinezët ashtu edhe për izraelitët, deklaroi kreu i diplomacisë amerikane, Antony Blinken në një takim me presidentin palestinez Abu Mazen, shkruan corriere.it.

Siç thuhet në një shënim të Departamentit të Shtetit, Blinken shprehu angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të rritur ofrimin e ndihmës humanitare shpëtimtare për civilët në Gaza.

”Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë çdo zhvendosje të detyruar të palestinezëve nga Gaza”, theksoi Blinken./    /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakMblidhet online Komisioni për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri: Të kontribuojmë me produkte konkrete


You may also like