Rama tregon nga çfarë u shokua ish-kryeministri suedez kur erdhi në vendin tonë

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi sot me përfaqësuesit e biznesit në Durrës, tregoi habinë e madhe që kishte përjetuar një ish-kryeministër suedez kur kishte ardhur në vendin tonë.

Atij i kishte bërë përshtypje se në vendin tonë kishte vetëm makina të shtrenjta. 

Deklarata e Ramës:

“S’e harroj kurrë ish-kryeministrin e Suedisë, erdhi në Shqipëri, vajti deri poshtë dhe u ngjit deri në Nivicë. Më tha, si e shpjegon kryeministër se në çdo vend që shkoj marr të gjitha të dhënat kryesore dhe nuk e kuptoj. Si e shpjegon që shifrat janë 1,2,3,4, ndërsa unë deri më tani nuk kam parë asnjë makinë të një vendi të varfër, unë qesha. Nuk po them tha që jeni vend i pasur, por vend i varfër është diçka tjetër dhe ka fjalë të tjera. Por si e shpjegon i thashë? Informalitet tha, shumë të ardhura të padeklaruara dhe natyrisht shumë të ardhura nga emigracioni. Në këtë vend ka njerëz që nuk i ka këto makinat dhe realisht kanë nevojë për ndihmë. Por kur shoh që disa rrogat e deklaruara sa çereku i asaj që marrin është për të vënë duart në kokë, është hipokrizi.”, u shpreh Rama.

You may also like