Rama tha se do të shkojë në Komisionin Hetimor për zgjedhjet: Mentor Kikia tregon se çfarë do të ndodhë me kryeministrin

by admin
Spread the love

Gazetari Mentor Kikia, shprehet se pranimi i ftesës nga ana e kryeministrit Rama për të shkuar te Komisioni Hetimor është një shenjë e rikthimit të politikës në shinat e normalitet.

“Qëndrimi i Ramës është në vijim të asaj qasje të re që ka deklaruar, që do të jetë një qasje bashkëpunuese. Ajo që deklaroi ishte që ata thjesht do të dëgjojnë, do mbajnë shënime pretendimet dhe më pas do diskutojnë. Në fakt kjo është ajo që duhet bërë, pasi ishim mësuar me një retorikë politike ku mazhoranca dhe opozita pa dëgjuar fare pretendimet dhe opinionet e palës tjetër automatikisht nxitonte t’I hidhte poshtë sepse palët nuk kishin asnjë lloj fryme bashkëpunimi. E quaj një lloj oguri të mirë. Shkuarja e Kryeministrit është sërish një shenjë e rikthimit të politikës në shinat e normalitetit. Pasi nëse ngrihet një komision parlamentar me miratimin e të dyja palëve dhe ky komision thërret Kryeministrin të japë shpjegime, të pranojë kërkesën dhe ftesën të Komisionit hetimor është gjëja më e paktë që duhet të bëjë një Kryeministër në respekt të ligjeve të vendit që drejton”, tha ai për Ora News.

Ai tha se paraqitja e Ramës para Komisionit është detyrë, por megjithatë ai do të hedh poshtë çdo gjë që i thuhet.

“Por të mësuar vetëm me një dhunë verbale që është përcjellë në mënyrë sistematike nga aktualitetit politik, sërish kjo duket një gjë që ‘kërcet’ disi. Shkuarja e Ramës është detyrë, por kjo nuk do të thotë se ai do të pranojë çështjen që do hetojë Komisioni. Ai do të shkojë dhe do të hedh poshtë çdo gjë çdo i thuhet. Pranimi i ftesës së Komisionit Parlamentar është një shenje e uljes së toneve të bërit politikë”, tha Kikia.

You may also like