Rama: Tani po e kuptojmë se aq sa kemi nevojë ne për BE-në, edhe ata kanë nevojë për ne

by admin
Spread the love

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut kanë pasur një bisedë të frytshme.

Në takim, tha Rama, kanë biseduar për samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Tiranë.

Rama tha se dallimi nëpërmjet vendeve të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor është i pakrahasueshëm.

Rama tha se ka plotë sfida të cilët kërkojnë bashkëpunim ndërmjet vendeve.

“E mira lajmi i mirë është se Komisioni Evropian, siç e ka shprehur edhe presidentja po punon në këtë drejtim. Dhe së shpejti ne do të kemi një takim informal në Tiranë ku do t’i ftojë të gjithë së bashku dhe ku do të jenë prezencë edhe miqtë nga BE për të diskutuar konkretisht për planin. Na duhet ly plan në duhet kjo mbështetje dhe e meritojmë si vende në mes të Evropës, dhe të mos shihemi si vende të cilët duhet t’i bëjmë vetëm detyrat por edhe si vende që duhet të kontribuojnë. Dhe sot më shumë se asnjëherë tjetër është e qartë se BE ka nevojë për ne, aq sa ne kemi nevojë për të ta”, tha Rama, raporton SHENJA.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like