Rama niset drejt këtij shteti, merr skuadrën me vete

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama Rama është nisur për në Dubai bashkë me disa ministra të kabinetit të tij, menjëherë sapo ka këshilluar qytetarët shqiptarë që të nisnin kursimet përballë një tregu që njeh limit në rritjen e çmimeve. Shkaku për këtë udhëtim mësohet se është panairi ndërkombëtar “Expo 2020Dubai”. Në axhendë, shihet se nesër në orën 16:30 do të ketë një organizim të vecantë për nder të Ditës Kombëtare të Shqipërisë, ku është parashikuar të ketë një fjalim edhe nga Edi Rama.

Expo 2020 Dubai është një panair botëror, i cili do të mbahet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, përgjatë periudhës 1 Tetor 2021 deri në 31 Mars 2022. Rama bashkë me ministrat e tij pritet të kthehen në Tiranë ditën e enjte.

Gjithsesi, pavarësisht se vetë Rama do të jetë në Dubai, qytetarët pritet që të dalin në protest kundër rritjes së çmimeve. Ata do të mblidhen në orën 17:00 përballë Kryeministrisë.

You may also like