Rama në mbështetje të Zelenskyt: U kthye në një nga liderët më të mëdhenj të shekullit 21, nëse Ukraina s’lufton s’ka më Ukrainë

by admin
Spread the love

Teksa Shqipëria është renditur qartazi krah Ukrainës dhe popullit të saj dhe ka bërë thirrje për ndalim të luftën, kryeministri Edi Rama, ka shprehur mbështetjen e tij ndaj presidentit të Ukrainës, Zelensky dhe protestuesve që kërkojnë paqe.

Përmes postimit të fotove të protestuesve që kërkojnë ndalimin e agresionit rus, Rama shkruan se “Nëse Rusia ndalon s’ka më luftë, nëse Ukraina s’lufton s’ka më Ukrainë”.

Ai gjithashtu, ka bërë retweet një postim ku vlerësohet Zelensky si nga një nga liderët më të mëdhenj të shekullit 21.

“Nuk e kisha menduar kurrë në jetë se ky tip i lezeçëm që dilte në televizion përmes humorit, do të kthej në një nga liderët më të mëdhenj të shekullit të 21”, i bën retweet Rama një postimi.

You may also like