Rama: Ne e kemi mundësuar organizimin e bienales “Manifesta” (VIDEO)

by admin
Spread the love

Kreu i kryeqytetit, Përparim Rama, tha se bienalja Manifesta që u mbajt këtë vit ka rrezikuar të mos organizohet fare për shkak të problemeve logjistike.

Rama tha se kjo bienale nuk dështoi si rezultat i angazhimit të tij, njofton Klankosova.tv.

“Manifesta ka pasur probleme fillimisht për shkak të pandemisë që i ka humb një vit, pastaj aspekte logjistike për pagesë të disa faturave për t’i mundësuar shumë procese që nuk janë bërë me kohë nga qeverisja e kaluar, nuk janë bërë për aspekte burokratike që ne është dashur t’i shtyjmë përpara”.

“Manifesta ka qenë shumë e rrezikuar, tepër e rrezikuar, këtë e thotë edhe Hedwig Fijen, se po të mos isha unë që kam qenë pjesë e Manifestës prej fillimit si zëvendëskryetar, pastaj si kryetar i kryeqytetit, Manifesta ka pasur shumë shanse të mëdha të mos ndodhte, kështu që e kemi mundësuar që Manifesta të ndodhë” tha Rama.

Rama, mes tjerash, në Rubikon në Klan Kosova, tha se Manifesta ka pasur 147 mijë vizitorë dhe kjo i ka ndihmuar ekonomisë së kryeqytetit.

“Pa një bashkëpunim të mirëfilltë ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror dhe ekipës së Manifestës nuk kishim mujtë me i shty projektet e mirëfillta përpara dhe ta transformojmë kryeqytetin, ta bëjmë gati për bienalen e Manifestas, që ka pru shumë vizitorë. Ka pasur mbi 800 mijë vizita në secilën prej këtyre pikave, 147 mijë vizitorë, ka pasur numër të madh të vizitorëve që kanë ardhur enkas vetëm për bienalen Manifesta dhe kjo ka pasur impakt pozitiv për ekonominë e kryeqytetit”, tha Rama.

You may also like