Rama: Ndihma ndaj Italisë në këtë situatë është minimumi që Shqipëria mund të bëjë

by admin
Spread the love

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ – Nëpër gazeta u përhap lajmi se miqtë e PD-së italiane donin të më përjashtonin nga Partia Socialiste Evropiane dhe më pas ata vetë e mohuan me njëfarë vonese, por duke nënvizuar se marrëveshja që bëri Shqipëria me qeverinë italiane është e gabuar në të gjitha këndvështrimet – pikërisht të njëjtën gjë thonë edhe shumë PD-të e së djathtës shqiptare që po luftojnë për të drejtën e të njëjtit emër pas ndarjeve të mëvonshme, shkruan kryeministri Edi Rama në një reagim në X.

”Sigurisht që do të më mungojë aftësia për të parë këndvështrimet e shumta të të gjitha këtyre PD-ve, por në respekt të plotë të PD-së italiane do të doja të përsërisja këndvështrimin tim të vetëm”, vijon Rama.

”Përpjekja për të ndihmuar Italinë në këtë situatë, ku askush në Evropë duket se ka një zgjidhje që mund të ndahet nga të gjithë, ndoshta nuk është më e mira, por sigurisht është minimumi që Shqipëria duhet dhe mund të bëjë! Nëse kjo nuk është e së majtës në Itali, atëherë durim, duket se nuk është as në të djathtë në Shqipëri. Ndoshta është thjesht e drejtë”, thekson ai.

(Më vjen keq që nuk mund të takohem me miqtë e mi italianë në Samitin e PSE në Malaga, sepse jam në Forumin e Paqes në Paris, por shpresoj që diskutimi mbi çështjen gjithnjë e më të mprehtë të emigracionit do të nxjerrë në pah përgjigjen e mirë, konkrete dhe të përbashkët që Evropa e pret prej shumë vitesh tani), përfundon Rama reagimin e tij në X./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like