Rama jep lajmin e rëndësishëm: Nuk do keni nevojë për mik e shok

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshimin e madh në Shqipëri. Ai është shprehur se shumë shpejt hipoteka dhe legalizimet do të bëhen online.

Sipas tij me këtë shërbim nuk do të ketë nevojë për mik e për shok duke shmangur kështu korrupsionin, teksa ka vënë theksin tek portli e-Albania si shumë fuksional dhe fasilitues.

Deklarata e Ramës:

“Edhe hipoteka dhe legalizimi të vijë në kompjuter pa pasur nevojë për letër fizike! S’ke nevojë për mik, e shok, për askënd. Ke afatin e marrjes së përgjigjes, nëse nuk të erdhi përgjigja në afat, ti ke në dorë me ligj që e vë në lëvizje ligjërisht administratën për pronën tënde, duke përdorur bashkëqeverisjen. Kjo platformë bën të mundur qenë se nuk reagon adminitrata, lë gjumë dhe nëse kjo i mbetej qytetarit nëse ankohej ose jo, tani vihet menjëherë mekanizmi i kontrollit. Kjo është një çështje që në ligjin e ri përcaktohet i përgjegjësisë së administratës dhe ka sanksione për personat përgjegjës“, tha Rama.

You may also like