Rama flet një ditë pas Kongresit të PS: Të prishim gardhet partiake e të lëmë pas hendeqet politike

by admin
Spread the love

Një ditë pas Kongresit të PS, Kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të diele një fotoalbum, krahas të cilit ka përcjellë një mesazh.

Në postimin e tij, kryetari i PS-së fton qytetarët që të prishin “gardhet politike” dhe të qëndrojnë të bashkuar si shqiptarë.

Postimi:

“Mirëmëngjes. Dhe me këtë fotoalbum nga Kongresi ndryshe i Partisë Socialiste, duke ju ftuar të gjithëve të prishim gardhet partiake e t’i lëmë pas hendeqet politike të bashkuar jo të ndarë, si shqiptarë, si qytetarë e si njerëz të këtij vendi, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.

Kongresi i PS-së u zhvillua në një format të paaplikuar më parë.

You may also like