Rama flet hapur: Shqiptarët janë të suksesshëm jashtë vetëm për këto arsye

by admin
Spread the love

Kryeministri Rama ka zhvilluar pasditen e sotme, 26 tetor një bashkëbisedim të gjerë me studentët e Elbasanit. Ndërsa i kthente përgjigje pyetjeve të tyre, kryeministri e pranoi se shqiptarët janë të suksesshëm jashtë vendit sepse aty nuk ka mik, kushëri apo parti.

Rama: “Duhet parë më shumë nga vetja, duhet kërkuar nga shteti patjetër ajo çka i takon shtetit, por nuk duhet lënë vetja në dorën e shtetit, askund sepse ky është sistemi që kemi zgjedhur. Ajo që ndodh me shqiptarët kur shkojnë jashtë është që aty nuk njeh njeri as mik, as kushëri, as parti, as shoqëri, as komshi dhe aty është gjallë a vdekur do ja dalësh.

Prandaj jashtë niveli i suksesit të shqiptarëve individualisht është i jashtëzakonshëm. Kur shkojnë jashtë bëjnë sukses në çdo nivel, edhe në nivelin më të ulët qoftë edhe si punëtorë janë shumë herë më të mirë se ët tjerët. Këtu me të gjitha interferencat dhe të gjitha mundësitë e kapacitetet për t’i marrë gjërat në mënyrën më të lehtë dhe me faktin që shpeshherë ndodh që dikush i cili nuk e meriton ndodh diçka dhe ti që e meriton krijohet gjithë kjo turbulencë. Kush e vendos t’ia dalë dhe beson tek vetja nuk diskutohet që do t’ia dalë. Pastaj se cila është zgjedhja që bën ajo është komplet individuale.”

You may also like