Rama: Festoni me kujdes, siguria e qytetarëve është prioritet

by admin
Spread the love

Komuna e Prishtinës ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësira publike, nga 25 dhjetori deri më 3 janar.

Përdorimi i mjeteve piroteknike është i ndaluar në tregje, rrugë dhe sheshe, thuhet në njoftimin e Komunës.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që të festojnë me kujdes, derisa ka thënë që siguria e tyre është prioritet.

“Festoni me kujdes! Kemi marrë vendim për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në vendet e hapura publike – përkatësisht në tregje, rrugë të frekuentuara nga qytetarët dhe në sheshe. Siguria e qytetarëve është prioritet”, ka shkruar ai.

 

 

You may also like