Rama bën ndryshime në Qeveri, emëron Vasilika Hysin anëtare të bordit, ja kush janë anëtarët e tjerë

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme ka emëruar Enkelejda Muçajn zëvendësministre të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në vendimin e publikuar, Hantin Bonati është emëruar zëvendës ministër në ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës. Ndërsa Zenel KUçana është shkarkuar nga posti i prefektit të Kukësit duke u zëvendësuar nga Ali Hallaçi.

Komisioni Kombëtar Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura i është shtuar një anëtar. Mësohet se në mbledhjen e sotme të qeverisë është emëruar Genci Gjeçi si anëtar i këtij komisioni.

Vendimi:

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8, të ligjit nr.10093, datë 9.3.2009, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Emërimin në detyrë të disa anëtarëve të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, si më poshtë vijon:

– Z. Bashkim Muça;

– Znj. Iris Luarasi;

– Z. Leart Kola;

– Z. Ylljet Aliçka;

– Znj. Vasilika Hysi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

You may also like