Rama ashpërson gjuhën: Turp i dheut, nuk e ulim naftën për ata që bllokojnë rrugët me X5

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama, është në një bashkëbisedim me punonjësit e një kompanie në Tiranë, ku gjatë fjalës së tij ai është ndalur tek protesta kundër rritjes së çmimeve, që po zhvillohet prej ditësh në disa qytetet të vendit.

Rama e ka quajtur protestën një “turp të dheut” dhe tha se nuk do ulë naftën për ata që bllokojnë rrugën me X5.

Ne nuk jemi këtu për të ulur naftën për ata që bllokojnë rrugët me X5 për turpin e dheut ndërkohë që e gjithë bota del në protesta për ata që po vriten në Ukrainë. Këtu janë disa që dalin me makina X5 dhe bëjnë protesta me drita Iphone. Në këtë kohë, është momenti për t’u ndjerë mirë që ke mundësi për të paguar më mirë. I vetmi vend i NATO-s, i Evropës, i Botës që del dhe bën protesta për llogari të disa personave që duan të përfitojnë nga situata”,-tha Rama./Opinion.al

You may also like