Rama apo Berisha kryeministër? Analisti i njohur publikon sondazhin

by admin
Spread the love

Në një analizë në “Top Story”, Eduard Zaloshnja prezanton disa sondazhe të bëra gjatë një viti. Sipas sondazheve, ai thotë se 600 mijë votues aktualisht duan që kryeministër të jetë Sali Berisha, ndërkohë që Lulzim Basha e ka humbur thuajse totalisht mbështetjen e demokratëve.

“Nga shtatori, pasi Basha kishte përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar. Atëherë u bë sondazhi, që e nxirrte Berishën me Bashën të barabartë.

Me kalimin e kohës, Basha filloi duke rënë. Kur e testuam Bashën në prill, praktikisht u shkri. Dhe nuk e testoj më Bashën, se s’ka më kuptim.

Bëra pyetje të drejtpërdrejt kë doni kryeministri dhe Rama del diku 200 mijë vota mbi Berishën, ndërkohë që janë 700 mijë që nuk duan as Ramën, as Berishën. 600 mijë njerëz shohin Berishën kryeministër”.

You may also like