Rama ankohet se njerëzit marrin rroga kot në ujësjellës, i kthehet aktivisti Genc Sejko: Kemi dy vite që të kemi thënë për Mira Kazhanin

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama, u ankua para pak ditësh se ab*uzimet në ndërmarrjet e ujësjellësave kapin miliona euro.
Si një njeri që sapo ka zbuluar Shqipërinë dhe jo si Kryeministri që ka drejtuar vendin për tetë vite, Rama tha se ka njerëz që marrin kot rroga në ujësjellës.

Madje ai tha se paska njerëz që jetojnë jashtë, por marrin rroga në ujësjellës. Ndërmarrjet e ujësjellësave, janë kthyer në çerdhe abuzimesh për nevoja elektorale. Media ka denoncuar rastin flagrant të punësimit të gazetares Mira Kazhani në ujësjellës. Më vonë u denoncua edhe rasti i punësimit të Zajmina Vasjarit.

“Ka njerëz që marrin rroga kot në ujësjellës”, tha Rama. “E dimë o mik. Kemi dy vjet që të themi“, ironizon aktivisti Genc Sejko, që pati publikuar skandalin ku Mira Kazhani merrte 830000 lekë në muaj nga ujësjellësi, madje jo si eksperte në fushën e saj. Kazhani njihet si gazetare proqeveritare.

Postimi i Sejkos:

“Ka njerëz që marrin rroga kot në ujësjellës”, tha Rama. E dijmë o mik. Kemi dy vjet që të themi“, shkruan Sejko.

You may also like