Ralf Ragnick barazoi rekordin 120-vjeçar pas ndeshjes kundër Norwich City

by admin
Spread the love

Pas një periudhe në të cilën Manchester United nuk po mund të ndalonte kundërshtarët e tyre të shënonin, trajneri i ri, Ralf Rangnick ka hapur llogarinë e tij në Premier League me dy fitore të pastra.

Fitorja mjaftë e rëndësishme e United 1-0 kundër Norwich City në “Carrow Road” këtë mbrëmje do të thotë se gjermani është vetëm trajneri i dytë në historinë e klubit që ka arritur të fitojë dy ndeshjet e para rresht pa pranuar gol.

“Squawka Sport” tani raporton se Manchester United e ka mbajtur portën e paprekur nën drejtimin e Rangnick sa Ole Gunnar Solksjaer në Premier League këtë sezon (2).

“Gjermani ka për të falënderuar Davin de Gean këtë mbrëmje”.

Kjo është fitorja e dytë në dy ndeshje sa ka qenë në krye të Manchester United, Ralf Ragnick, ndërsa ka barazuar me Young Boys në mesjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshje kjo që u luajt sa për prestigj dhe për t’i provuar disa nga lojtarët e akademisë.

You may also like