Radha e Cuadrados në prokurori, pyetet për “manovrat me pagat”

by admin
Spread the love

Prokurorët e Torinos kanë vazhduar sot me deponimet në lidhje me hetimin “Prisma”, ku hetohen drejtuesit e Juventusit (Agnelli, Nedved dhe Paratici, si dhe 4 të tjerë) për fatura fiktive për operacione in ekzistuese në shoqëri të kuotuara në bursë.

Rreth orës 10 në prokurori është paraqitur Juan Cuadrado, që është marrë në pyetje nga prokurorët Gianoglio, Bendoni dhe Santoriello në lidhje me të ashtuquajturën “manovra me pagat”.

Lojtarët (më parë janë pyetur edhe Dybala, Bernardeschi dhe Alex Sandro) nuk janë nën hetim, por merren në pyetje si persona që janë të informuar mbi faktet. Ata japin sqarime për marrëveshjen e vonesës së pagave në vitin 2020 gjatë kohës së pandemisë. / Oversport.tv

You may also like