Radev pret që Petkov të jetë i qartë për veton ndaj RMV-së

by admin
Spread the love




Presidenti bullgar Rumen Radev thotë se kabineti i kryeministri Kiril Petkov duhet të hedhë poshtë të gjitha dyshimet se mund të hiqet vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut.
“E dini që kryeministri të dielën e ardhshme niset për në Bruksel dhe duhet ta mbrojë interesin kombëtar. Prandaj, Kuvendi Kombëtare, ashtu edhe bullgarët, para së gjithash duhet të dinë saktësisht se çfarë pozicioni mbron kryeministri dhe ai nuk mund të devijojë nga korniza e Këshillit për Siguri Kombëtare. Çdo mashtrim apo fyerje për zëvendësimin e saj do të ketë pasoja të rënda”, ka deklaruar Rumen Radev, presidenti bullgar.


You may also like