Radev: Djegia e qendrës kulturore të bullgarëve në Manastir është një tjetër provokim

by admin
Spread the love




Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev e ka cilësuar si provokim dhe akt barbar djegien e hyrjes së qendrës kulturore “Ivan Mihajllov” në Manastir.

“Djegia e qendrës kulturore të bullgarëve në Manastir është një tjetër provokim, pjesë e fushatës shumëvjeçare antibullgare në Maqedoninë e Veriut. E toleruar pak a shumë nga autoritetet zyrtare, prej vitesh gjeti shprehje në prishjen e monumenteve, pllakave përkujtimore, përdhosjen e varrezave ushtarake që lidhen me bullgarët dhe historinë tonë të përbashkët.Duke fyer dhe shtrembëruar tekstet historikisht të vërteta për Bullgarinë dhe bullgarët në tekste shkollore, libra, filma, mbishkrime në muze dhe vende publike, helmon dhe vazhdon të helmojë mendjet e shumë brezave dhe të pengojë zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve”, thotë Radev.


You may also like