Raci: Qeveria Kurti e dërgoi në “shtëpi” Danijela Vujiçiqin (VIDEO)

by admin
Spread the love

Rikujtojmë se Daniela Vujiçiq ka qenë në krye të ekipit menaxhues të draft statutit të Asociacionit dhe njëkohësisht ka qenë edhe deputetja e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq

Analisti Gazmir Raci ka thënë se vetëm qeveria e Albin Kurtit e ka pasur guximin që ta shkarkojë Daniela Vujiçiqin, pasi që qeveritë e kaluara nuk kanë pasur guxim ta bëjnë këtë.

Qeveria shkarkoi së fundmi Daniela Vujiçiqin bashkë me ekipin meanxhues të draft statutit të Asociacionit të komunav me shumicë serbe.

“Ajo zonja është deputete dhe ka shumë vite që është deputete e partisë së Vuçiqit në Serbi dhe as qeveritë e kaluara nuk e kanë prekë”, ka thënë Raci në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Nuk e kanë pasur guximin ta prekin. Kjo qeveri e preku, e hoqi dhe e çoi te shtëpia”.

“Por kjo qeveri e çoi te shtëpia në momentin kur pa rezultatin konkret të punës së tyre që ishte në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe mandatin që e kanë marrë andaj është dashur që para ndërmjetësve të ofrohet qartë arsyeshmëria pse po shkarkohen dhe natyrisht shkarkimi erdhi menjëherë pas disa orëve pasi që ajo grua prezantoi në Bruksel një dokumuent i cili jo që është në shkelje me Kushtetuën por nuk është as e bazume në marrëveshjet paraprake të Brukselit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”.

You may also like