Qyteti i Shkupit: Falë reagimit të shpejtë të zjarrëfikësve nuk kishte viktima dhe të lënduar

by admin
Spread the love

Ndërkohë në lidhje me zjarrin në parkun e qytetit, ka reaguar edhe Qyteti i Shkupit, i cili njofton se pas lajmërimit të zjarrit, për gjashtë minuta nga Karposhi ka mbërritur makina e parë zjarrfikëse. Menjëherë më pas kanë arritur edhe pesë makina zjarrfikëse, me dy cisterna të Higjienës Komunale.

“Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë 20 zjarrfikës të cilët e kanë vënë zjarrin nën kontroll. Reagimi i shpejtë i tyre nuk lejoi viktima apo të lënduar, por vetëm dëme materiale. Është vërtet çnjerëzore të mblidhen pikë të vogla politike në momente të tilla kur zjarrfikësit e Shkupit rrezikojnë jetën për shuarjen e zjarrit”, theksohet në reagimin e Qytetit.

Institucioni i drejtuar nga Petre Shilegov thekson se akuza të tilla nga VMRO-DPMNE nuk i bëjnë mirë askujt, por përkundrazi tregojnë vetëm mungesë respekti ndaj heronjve të Shkupit. /SHENJA/

You may also like