Qytetarët të shqetësuar për ndërprerje të rrymës, thonë se pritet dimër i vështirë

by admin
Spread the love

Qytetarët e Kosovës edhe më shumë se dy
dekada pas luftës po përballen me mungesë të energjisë elektrike, raporton
Ekonomia Online.

Madje edhe me shtrenjtim të faturave, gjendje kjo që e po i shqetëson kosovarët që thotë se dimri do të jetë edhe më i vështirë.

Behgjet Neziri thotë se nëse kërkohet që mos të përdoret rryma për ngrohje duhet që Qeveria të bëjë zgjidhje të tjera, ngase janë shtrenjtuar edhe peleti e drutë.

“Këta e kena prit
moti. Nëse nuk e përdorim rrymën Kurti të na bëjë furnizimin e druve, thëngjillit.
Edhe thëngjillin një kohë na e patën ndërpre”.

“Na me diçka
duhet mu nxeh se edhe 1 metër dru e kanë bo 80 euro. 120 euro ndihmë sociale po
marrim, dimër i shtir na pret”, tha Neziri.

E Ibish Asllani
tha se në bazë të gjendjes aktuale të furnizimit më rrymë qytetarët do të përballen
me dimër të vështirë.

“Dihet qysh ka
shkuara 2022 deri tani. Është lajmëruar që ka me pas shtrenjtim të çmimeve, mungesë
të rrymës. Në bazë të gjendjes deri tani sigurisht që na pret një dimër i shtirë”,
tha Asllani.

Ramdan Mustafa
thekson se problemet më rrymën duhet ët zgjidhen në këtë kohë në mënyrë që në
dimër të mos ketë reduktime, ngase nuk kanë alternativë tjetër për ngrohje,
raporton EO.

“Pse se
rregullojnë verës me përgatit për dimër po e lojn për dimër. E ku mi marr drutë”,
tha Mustafa.

Ndërsa, Selatin Qeriqi
shtoi se kursimi është i mirë në çdo rast, duke falënderuar Shqipërinë që ka
siguruar rrymë në këtë kohë për Kosovën.

“Su bo kiamenti që
u nal dy ore. Tash u rregulluar Shqipëria është e jona ne jemi të Shqipërisë.
Jo more nuk na pret dimër i vështirë. Të mos e bëjmë kiamet”.

“Kursimi është i
mirë në çdo rast. Luftë atje na ta bëjmë edhe më luftë në kokë të njeriut pa
pasur kurrfarë ndryshimi”, tha Qeriqi.

You may also like