Qytetarët: Subvencionet që ka ndarë Qeveria janë shumë pak për popullin kosovar

by admin
Spread the love

Menjëherë pas ditës së parë të Fitër Bajramit, disa nga qytetarët po thonë se kanë  vërejtur lirime të artikujve bazë ushqimor.

Qetarët kanë thënë se me pagat e Kosovës
është vështirë e përballueshme rritja e çmimeve dhe sipas tyre Qeveria e Kosovës
duhet të këtë kontrolle më të shpeshta për parandalimin e këtij inflacioni.

Qytetari Lulzim Musa, ak thënë se rroga
që janë prezentë në Kosovës është vështirë e përballueshme ngritja e çmimeve.

Tutje, Musa theksoi se subvencionet që
ka ndarë qeveria janë shumë pak për popullin kosovar.

 “Tash mbas festës së Fitër Bajramit fillojnë të zbresin çmimet. Aspak nuk janë të përballueshme këto ngritje çmimesh me këto rroga prezentë në Kosovë. Qeveria nuk ka çfarë të bëjë. Nuk mund ti rregullojë gjërat për një kohë të shkurtër. Me qeverinë jemi  dhe s ‘jemi të kënaqur për arsye se këto ndihma çka po i ‘a   japin popullit janë ndihma shumë të ulëta. Tash është edhe kriza në gjithë Evropën. Ka me zgjat kjo krizë bajagi shumë. Nuk ka shans që të zbriten çmimet sepse varemi nga importi”, tha Musa.

Kurse, qytetari tjetër  Jashar
xhemajli, ka thënë se jeta në Kosovë është bërë mjaftë e shtrenjtë, nisur kjo për
faktin se ka ngritje të çmimeve dhe mënyra ideale sipas tij është të
rregullohet papunësia në Kosovë.

“Ka pasur ngritje të çmimeve të krejt  produkteve. Dhe është shumë shtrenjtë. Nga Qeveria kërkojmë kontrollim që të zbriten çmimet. Zgjidhja ideale me rregullu papunësinë. Këta po thonë se  kanë punësuar  qytetarë, por asnjë në punë nuk është”, tha Xhemajli.

No description available.

Ndërsa, Fitim Krasniqi nuk i vë fajin qeverisë, pasi sipas tij, ky problem madhor është prezent në gjithë botën.

No description available.

“Është shumë e vështirë për një pjesë të madhe të qytetarëve ngritja e çmimeve. Nuk ka faj qeveria sepse ky problem është në gjithë botën sa i përket rritjes së çmimeve të produkteve. Zgjidhja është që sa më pak të dalin qytetarët nëpër kafe me hanger më shumë nëpër shpija”, tha Krasniqi.

No description available.

You may also like