Qytetarët protestojnë para ambasadës ruse në Tiranë, flet ambasadori ukrainas në Shqipëri: Kievi në flakë, kanë vdekur 16 fëmijë

by admin
Spread the love

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur pasditen e sotme, për të protestuar para ambasadës ruse në Tiranë, duke kërkuar nga Rusia që të ndalë ofensivën ushtarake në Ukrainë.

Mes protestuesve është edhe ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Shkurov, i cili u shpreh se si pasijë e luftimeve, kanë humbur jetën edhe 16 fëmijë.

“Kanë vdekur 16 fëmijë. Ushtria bën punën e saj. Lufta duhet të ndalet. Dua t’i drejtohem atyre që nuk shkojnë dot në vendstrehime. Kam parasysh ato në moshë të thyer, të sëmurë dhe që s’mund të lëvizin. I bëj thirrje popullit rus, se kanë një person që ka në dorë një buton të kuq. Sot nuk mendojmë vetëm për Ukrainën, por dhe Europën, duam një të ardhme paqësore. Populli rus ti thotë liderit të vet jo luftës, dhe kjo duhet të ndalet. I përulem popullit shqiptar që është ngritur në këtë protestë. Shpresoj që diçka të arrihet në negociatat që do zhvillohen. S’ka një shtet që mund të mbrohet nga armët bërthamore, por ju drejtova popullit rus që t’i flasin kreut të tyre”, tha ai.

Protestuesit kanë valëvitur një flamur të madh ukrainas përpara ambasadës ruse, ndërkohë që në duar mbajnë pankarta me mesazhe për t’i dhënë fund luftës./newsbomb.al

You may also like