Qytetarët kërkojnë t’u lejohet tërheqja e parave nga Trusti, ekspertët skeptik

by admin
Spread the love

Kryeministri Albin Kurti dalë hapur se është kundër tërheqjes së një pjese të parave nga Trusti, duke thënë se kjo nuk e zgjedh problemin e qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Këtë
deklaratë të Kurtit njohësi i ekonomisë, Erton Bega po e konsideron “të
mençur”, pasi sipas tij, do të kishte pasoja në gjeneratat e ardhshme e do
të dëmtohej edhe pleqëria e personave kontributpagues.

Bega
për Ekonomia Online po të lejohej tërheqja e mjeteve do të kishte një kundër
efekt e do të pasonte me ngritje të çmimeve edhe më tej.

“Tërheqja
e Fondeve Pensionale në këtë moment kur ekonomia po ballafaqohet me ngritje të
lartë të çmimeve do të kishte kundër efekt në ekonomi, pasi që do të ndikonte
në rritjen e çmimeve edhe më tej. Prandaj komenti i Kryeministrit mund të
vlerësohet si një koment i duhur në një moment të duhur pasi që janë dy situata
të ndryshme nëse krahasohet momenti i tanishëm që propozohet tërheqja nga
trusti dhe momenti kur u propozua në kohën e pandemisë”.

“Atëherë
kishim mungesë të qarkullimit parasë në treg dhe duhet të mbulohej kjo hapësirë
duke shtuar para dhe u gjet një formë përmes trustit. Sot të veprohet njëjtë
kur rrethanat janë të ndryshme edhe efekti do të jetë i kundërt. Do të ishte
vendim i mençur që të mos prekeshin kursimet pensionale të qytetarëve sepse kjo
do të shkaktonte pasoja për gjenerata të ardhshme dhe njëkohësisht do të
dëmtonte pleqërinë e personave kontribut pagues në trust pensional”, tha
Bega.

Kurse
ish-dekani i Fakultetit Ekonomik, Musa Limani, thotë se Qeveria duhet ta lejojë
shfrytëzimin e një sasie të hollash nga Trusti.

Sipas
tij, mjetet e Trustit nuk janë fond i përbashkët por janë kursime individuale,
prandaj askush nuk ka të drejtë e po ashtu edhe Qeveria që t’i ndalojë
kursimtarët që t’i shfrytëzojnë mjetet e tyre në këtë situatë krize.

“Vendimet
që i merr Qeveria janë vendime të pavarura dhe janë në kompetencat e tyre
prandaj Qeveria merr vendim si t’a shohin të arsyeshme pavarësisht prej
reagimeve të personave ose strukturave të ndryshme. Duke marr parasysh nivelin
e lartë të çmimeve dhe të ulët të të ardhurave unë mendojë se është një vendim
jo i mirë, nuk përkon me çështjen sociale në të cilën ndodhet popullata e
Kosovës, normalisht nuk i përgjigjet situatës së rëndë sociale dhe ekonomike me
të cilën ballafaqohet popullata”.

“Mund
të them se mjetet e trustit nuk janë fond i përbashkët por janë kursime
individuale, prandaj mendoj se si nga aspekti ekonomik ashtu moral dhe social
nuk ka askush të drejtë e po ashtu edhe Qeveria që t’i ndalojë kursimtarët që
t’i shfrytëzojnë mjetet e tyre në këtë situatë krize. Qeveria me marrjen e
këtij vendimi është dashur të jap sqarime dhe normalisht te gjej një
alternativë për zgjidhjen e problemit momental”.

Edhe
qytetarët kanë mendime të ndryshme për tërheqjen e mjeteve nga Trusti. Edis
Pllana, për EO tha se duhet të tërhiqen paratë nga Trusti për t’iu ndihmuar
qytetarëve në këtë kohë krize.

“Unë
jam pensionist qe 2-3 vite, disa ekonomistë profesor të ekonomisë e kanë thënë
se nuk është e nevojshme me tërheqje, po populli ka nevojë. Besoj që duhet me i
tërheq, është mirë me tërheq me i ndihmu se krizë e madhe. Kanë shkuar artikujt
ushqimor në rritje me rroga 200 euro e 250 euro, pension 200 euro kjo është tmerr”.

Edhe
një qytetar tjetër thotë se në këtë kohë krize popullit i duhen paratë.

“Mendoj
që me heq 30% e Trustit. Po ju vyen popullit paratë, krizë ekonomike
është”.

Kurse
Dalip Beiqi e konsideron të padrejtë tërheqjen e parave nga Trusti, pasi sipas
tij, nuk është e drejtë pasi dikush mundet të përfitoj e dikush tjetër jo.

“Nuk
është e drejtë edhe me i tërheq, dikush që nuk ka trust çka me bë ata. Ata po
deshka me u varë prej trustit. Ka shumë që nuk kanë trust. Dikush me përfitu e
dikush jo, jo”.

“Ne asnjëherë nuk jemi të kënaqur, me ngrit pak jo nuk ka bë mirë, me bë 200 jo mirë. Domethënë asnjëherë, ne jemi të pakënaqur. Trusti deri tash 22 vite nuk është tërheq, tani duhet me u tërheq, trusti le të rrin aty ku është”.

You may also like