Qytetarët kërkojnë ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit: Jemi në fukarallëk të skajshëm

by admin
Spread the love

Qytetarët po e përjetojnë rëndë
mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, duke u shprehur të pakënaqur me
vendimin e Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Përderisa SBAShK-u i ka dhënë
Qeverisë afat që deri të mërkurën të ekzekutohen pagat e shtatorit, kjo e
fundit është shprehur se do të paguhet vetëm ata që kanë qenë në punë në këtë
periudhë.

Deniz Januzi ka kërkuar nga Qeveria
që t’u paguhen sa me parë pagat mësimdhënësve. Duke përmendur edhe krizën
ekonomike ai shton se mosekzekutimi i pagave po e rëndon edhe më shumë situatën.

“Normalisht që krejt jemi të
prekur me këtë rast. Me të vërtetë dëshirojmë që të bëjnë marrëveshje të shpejt
sepse nuk na qon në një rrugë të mirë”.

“Tash është kohë e rëndë shtrenjtimi,
po na ofrohet dimri. Gjithsesi duhet të paguhen pagat sepse kurrkund në botë
nuk duhet me ndodh. Është mirë me vendos pozitivisht sepse jemi duke e përjetuar
rëndë”.

Hajdar Pasha tha se shkolla është
themeli i shtetit, andaj nuk duhet të sulmohet arsimi. “Fukarallëk i skajshëm”
po e cilëson ai gjendjen në vend, duke bërë apel që të tejkalohet kjo gjendje e
vështirë.

“Kjo është fukarallëk i
skajshëm. Duhet t’iu jepen më shumë pare njerëzve sepse nuk ka qarkullim. Qysh
nuk është  e vështirë sepse ja kanë nis
me thënë këta janë analfabetë”.

“Shkolla është themeli i shtetit.
Tash sulm ndaj arsimit. Hiq mirë njerëzit kanë obligime”.

Ndërsa, Halim Islami uroi që të merren
vesh Qeveria e SBAShK-u dhe t’u plotësohen kërkesat mësimdhënësve, raporton EO.

“Ata e dinë më mirë, por jo i
duhur. Uroj që të merren vesh. Vendimi Qeverisë jo në rregull. Me i plotësuar kërkesat
e mësimdhënësve”.

You may also like