QMK: Në ditën e djeshme 10 zjarre në ambient të hapur, të gjitha janë shuar

by admin
Spread the love

Gjatë ditës së djeshme ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar  në 10 zjarre në ambient të hapur dhe të gjitha janë shuar, njoftoi QMK.

Gjatë 10 zjarreve të djeshme, është djegur bar i thatë, bimësi e ulët, pyll i degraduar ndërsa i përzier dhe me pisha, vreshta, pemishte, manaferra, deponi, mbeturina.

QMK Rajonale – Shkup informon se zjarrfikësit nga Brigada e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit gjatë 24 orëshit të kaluar kanë regjistruar këto intervenime: në periudhën prej orës 10:30 deri në ora 13:35 kanë  shuar mbeturinat e djegura në afërsi të Sallës Sportive – Boris Trajkovski, në shuarjen e zjarrit  kanë intervenuar me 2 automjete të zjarrfikësve dhe 5 zjarrfikës. Është përfshirë edhe një sipërfaqe prej 1500 m2 në (Komunën e Karposhit). Në periudhën nga ora 13:50 deri në ora 15:00 kanë shuar djegien e barit të thatë përgjatë rrugës “Bel Kamen”, me ç’rast në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar 1 me automjet të zjarrfikësve dhe 4 zjarrfikës. Një sipërfaqe prej 4000 m2 është përfshirë në (Komunën Butel), në periudhën nga ora 21:22 deri në 22:55, në rr. “Ivan Manolev”, kanë shuar një oborr të djegur – barakë dhe kasolle të djegur, ndërsa në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar me 4 automjete të zjarrfikësve dhe 12 zjarrfikës (komuna Butel).

QRMK Manastir, njofton se zjarrfikësit nga Brigada e Zjarrfikëses së Manastirit nga ora 16:45 deri në ora 18:00 me 1 automjet të zjarrfikësve dhe 3 zjarrfikës kanë intervenuar në djegien e bimëve të ulëta në afërsi të fshatit Dollno Srpci. (Komuna e Manastirit); NJTZ Demir Hisar ka intervenuar në periudhën nga ora 14:30 deri në ora 15:35 me 1 automjet të zjarrfikësve dhe 2 zjarrfikës, kanë intervenuar në vegjetacion të ulët në hyrje të fshatit Obedinik (Komuna Demir Hisar); NJTZ Prilep ka intervenuar nga ora 16:25 deri në ora 17:10 me 1 automjet dhe 3 zjarrfikës, kanë intervenuar në djegien e vegjetacionit të ulët në mes të kazermës dhe qendrës së të dhënave (afër deponisë në Prilep) (Komuna e Prilepit).

QKM Rajonale Shtip, transmeton informacionin nga NJTZ Berovë, ku thuhet se në periudhën nga ora 15:15 deri në ora 17:15 është intervenuar në djegien e bimësisë së ulët në afërsi të vendbanimit të fundjavës “Suvi Laki”. Në shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë me 1 automjet  dhe 2 zjarrfikës dhe janë përfshirë popullata vendase si dhe 2 persona nga policia kufitare. Ata kanë pasur edhe një ndërhyrje të vogël në afërsi të lokacionit të njejtë (Komuna e Berovës).

QRMK Shtip, transmeton informacionin nga NJTZ Berovë, ku thuhet se në periudhën nga ora 15:15 deri në ora 17:15 është intervenuar në djegien e bimësisë së ulët në afërsi të lagjes së fundjavës “Suvi Laki”. Në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar me 1 automjet të zjarrfikësve dhe 2 zjarrfikës dhe janë përfshirë popullata vendase si dhe 2 persona nga policia kufitare. Ata kanë pasur edhe një ndërhyrje të vogël në afërsi të lokacionit të njejtë (Komuna e Berovës).

QRMK Kumanovë transmeton informacionin nga NJTZ Kumanovë, ku thuhet se në periudhën nga ora 13:10 deri në ora 16:05 me 1 automjet dhe 3 zjarrfikës kanë intervenuar në djegien e bimësisë së ulët dhe brezave të akacies në lagjen “Konjare e Poshtme”. (Komuna e Kumanovës) dhe NJTZ Kriva Pallankë kanë regjistruar një ndërhyrje të vogël (Komuna e Kriva Pallankës).

MARKETING



You may also like