QIPRO – Port i përkohshëm për ndihmën në Gaza

by admin
Spread the love



NIKOSIA, 28 mars /ATSH-DPA/ – Një port i përkohshëm i shpallur nga Shtetet e Bashkuara  të Amerikës për bregdetin e Rripit të Gazës të shkatërruar për të ofruar ndihmë shtesë për civilët mund të jetë funksional në prill, deklaroi presidenti qipriot Nikos Christodoulides.

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi më 8 mars se ushtria amerikane dhe partnerët e saj do të ngrenë një dok lundrues pranë Gazës, ku situata humanitare konsiderohet katastrofike nga më shumë se pesë muaj luftime midis Izraelit dhe organizatës ekstremiste palestineze, Hamasi.

Porti do të përbëhet kryesisht nga një mol i përkohshëm që do të lejojë qindra kamionë me ndihma çdo ditë, pasi vetë Gaza nuk ka një port mjaft të thellë për anije mallrash më të mëdha.

Fillimisht skela, e ndërtuar nga ushtria amerikane, ishte menduar të përfundonte më 1 maj.

Vendosja e saj e hershme do të ndihmonte “rritjen e ndihmës humanitare për Gazën.

Qyteti port qipriot i Larnakës është vetëm 400 kilometra nga Gaza me det, por megjithë përpjekjet e Nikosias, vetëm 200 ton ndihma i janë dorëzuar Gazës nga porti që kur shpërtheu lufta pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit të 7 tetorit./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKursi i këmbimit, leku forcon pozitat përballë monedhave të huaja


You may also like