Qeveria shqyrton Projektligjin për Bujqësi, planifikon 10 milionë euro për rezerva shtetërore

by admin
Spread the love

Para
fillimit të mbledhjes së Qeverisë kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur fjalim
para ministrave, ku tha se me 70 milionë euro do të mbështetet bujqësia,
raporton Ekonomia Online.

Kurti
ka thënë se Qeveria ka planifikuar ndarjen e 10 milionë eurove për rezerva
shtetërore, që do të mbushen me prodhime vendore.

Ai
ka deklaruar se janë adresuar obligimet ndaj fermerëve, prej rreth 40 milionë
euro.

“Nëpërmjet
politikave afatgjate Qeveria e Kosovës është duke siguruar që të mbështet
sektorin e bujqësisë”.

“Kjo
përkrahje do të gjejë mbështetje në legjislacionin që ne po e krijojmë. Krahas
buxhetit të ri e të rritur, Kosova vitin e ri e fillon me strategji shtatë vjeçare
për bujqësi dhe zhvillim rural, buxhet më të madh. Në buxhetin e ri do të
realizohet përkrahja më e madhe ndonjë herë me 70 milionë euro”.

Tutje,
Kurti tha se Projektligji për Bujqësi është garanci shtesë për ata që merren me
bujqësi, raporton EO.

“Mirëpresim
çdo investim të huaj apo vendor ju bëjmë thirrje të investoni. E gjithë kjo mbështetje
në vlerë të madhe do të përfundojnë vetëm te ata që merren me aktivitete bujqësore.
Projektligji për Bujqësi do të jetë garanci shtesë për ta”.

You may also like