Qeveria shet plazhin e Manastirit: Oligarkët gllabërojnë perlën e Jugut

by admin
Spread the love

Qeveria duket se ka shitur një tjetër perlë të bregdetit tonë shqiptar. Duket se synimet e Ramës janë vënë në Sarandë e më poshtë pasi pas Butrintit, në radhë ishte plazhi i Manastirit mes Sarandës dhe Ksamilit.

Në gjirin me ujëra të kristalta e natyre të virgjër, i rrethuar nga një kodrinë mbi të cilën gjendet Manastiri i Shën Gjergjit do të mbijnë vila e hotele private të firmës ALBSTAR të oligarkëve Sadik dhe Idajet Ismailaj.

KKRT ka miratuar projektin në kuadër të investitorit strategjik, ku oligarkët do të investojnë 28 MLN € në projektin me sipërfaqe 53,467 m².

Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit ka disa muaj që ka miratuar ndryshimin e subjektit zhvillues për objektin “Resort Turistik 2, 3 dhe 4 kate me parkime nëntokë “Manastiri Resort”.

Oligarkët qeveritarë kanë marrë disa tendera të rëndësishëm publikë nga qeveria në të gjitha sektoret, por kryesisht ARRSH dhe tashmë janë shpallur invesitorë strategjikë në plazhin e shitjes së Shqipërisë tek oligarkët me regjizor Edi Ramën dhe asistentë ministrat e tij.

You may also like