Qeveria Kurti shtrenjton rrymën, presidentja ka zgjedhur heshtjen

by admin
Spread the love

Deputetja Blerta Deliu ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila në ditën kur po u shtrenjtohet energjia elektrike qytetarëve të Kosovës nga Qeveria Kurti dhe vartësit e tij, ka zgjedhur heshtjen.

“Presidente, dil e tregoju qytetarëve të Kosovës se ju nuk i përfaqësoni më interesat e tyre dhe nuk e ngrisni zërin ndaj padrejtësive që po u bëhen atyre”, ka shkruar deputetja e PDK-së, në faqen e saj në Facebook.

“Presidente, dil e thuaje një arsye pse po heshtë përballë padrejtësive që Qeveria e partnerit tënd qeverisës Albin Kurti po u bënë qytetarëve”.

“Presidente, përgjigju se tarifat e reja a e cenojnë parimin e përballueshmërisë!”

“Presidente, qytetarët të kanë votuar për shkak të “guximit” që ke shfaqur për të kundërshtuar vendimet e padrejta ndaj tyre, prandaj, merre guximin e dil shpjegoju qytetarëve arsyen e heshtjes tënde”, thekson Deliu në reagim.

You may also like