Qeveria izraelite tërhiqet: Nuk mund të konfirmojmë se foshnjeve u është prerë koka në sulmin e Hamasit

by admin
Spread the love

Qeveria izraelite nuk e ka konfirmuar pretendimin specifik se sulmuesit e Hamasit prenë kokat e foshnjave gjatë sulmit të tyre shokues të shtunën, tha një zyrtar izraelit për CNN, duke kundërshtuar një deklaratë të mëparshme publike.

“Ka pasur raste të militantëve të Hamasit që kryejnë prerje kokash dhe mizori të tjera të stilit të ISIS. Megjithatë, ne nuk mund të konfirmojmë nëse viktimat ishin burra apo gra, ushtarë apo civilë, të rritur apo fëmijë,” tha zyrtari. 

Pretendimet e forta që bënë xhiron e medieve botërore se fëmijëve u ishte prerë koka në kibbutz të Kfar Aza u shfaqën të martën në mediat izraelite. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit më vonë e përshkruan skenën si një “masakër” në një deklaratë për CNN. Gratë, fëmijët e vegjël dhe të moshuarit u “vranë brutalisht në një mënyrë veprimi të ISIS”, tha IDF.

Tal Heinrich, një zëdhënëse e kryeministrit Benjamin Netanyahu, tha të mërkurën se foshnjat dhe fëmijët e vegjël ishin gjetur me “kokat e tyre të prera” në Kfar Aza. Një zëdhënës i IDF-së më vonë gjatë ditës tha gjithashtu se terroristët kishin prerë kokat e fëmijëve.

Ne e dimë se ka pasur foshnja të vdekura. Ka prova se ka pasur prerje koka. Nuk e di se si t’i verifikoj numrat apo si u vranë”- tha zëdhënësi i IDF, Nir Dar.


Top Channel

You may also like