Qeveria ia propozon Kuvendit emrat për bord të OSHP-së dhe të AKK-së

by admin
Spread the love

Qeveria e Kosovës ia ka propozuar Kuvendit të Kosovës listën me 10-të emra për kandidatë dhe anëtarë bordi të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, raporton Ekonomia Onlilne.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se komisioni i caktuar për përzgjedhjen e kandidatëve ka shfaqur pakënaqësi me aplikimet për shkak të mungesës së përvojës dhe të profesionalizmit.

Emrat që i kanë shkuar Kuvendit për bord të OSHP-së janë: Nita Bejta, Milot Spahiu, Arbnor Tmava Vedat Petërqoj, Faruk Rexha, Bujar Lushaku, Batisha Ibrahimi, Dafina Gashi, Vjosa Gradina-Mexhuani dhe Kimete Gashi.

Gjithashtu, Qeveria ka proceduar emrat edhe të anëtarëve të Komisionit Kosovar të Konkurrencës (AKK). Hekuran Nikqi është rekomanduar për kryetar të AKK-së, ndërsa për anëtarë janë propozuar Kaltrina Sela, Shpend Miftaraj, Besim Stublla dhe Nafije Osdautaj.

You may also like