Qeveria emëron Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës me mandat katër vjeçar

by admin
Spread the love

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar tri vendime.

Me vendimin e parë të miratuar në mbledhjen e sotme,
me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, është emëruar
Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës në Republikën e Kosovës.

Sipas vendimit, Hekuran Nikçi është emëruar në këtë
pozitë për një mandat katër vjeçar. Kryeinspektori i emëruar sipas këtij
vendimi do të kryejë detyrat dhe funksionet e përcaktuara me Ligjin për
inspektoratin e punës.

 Pas shqyrtimit
të kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, është miratuar
vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Pakos së Ringjalljes
Ekonomike për masën 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar dhe masën 4.4 –
Mbështetja e sigurisë. Sipas vendimit janë ndarë 35 milionë euro (35,000,000,00
euro) për zbatimin e masave për shtimin e mbështetjes për qytetarët e
Republikës së Kosovës dhe 35 mijë euro (35,000.00 euro) për mbështetjen e
Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të masës për mbështetjen e sigurisë.

Në këtë mbledhje elektronike po ashtu janë miratuar në
parim kërkesat e ndërmarrjeve publike për huamarrje deri në 34 milionë e 275
mijë euro (34,275,000.00 euro). Për KOSTT Sh.A. është aprovuar vlera e
huamarrjes deri në 26 milionë e 500 mijë euro (26,500,000.00 euro) ndërkaq për
Telekomin e Kosovës Sh.A., 7 milionë e 775 mijë euro (7,775,000.00 euro).

You may also like