Qeveria emëroi drejtorin e ri të ASK-së

by admin
Spread the love




Qeveria në seancën e sotme ka emëruar Zarko Milloshevskin për drejtor të ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare. Miloshevski në pozitën e drejtorit vjen nga pozita e ndihmës drejtorit të Sektorit për Kontrolle të Sigurisë dhe Regjistrit të NATO-s në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, ku, siç thonë nga Qeveria ka përvojë të mëparshme në menaxhimin, organizimin dhe koordinimin e Sektorit, si dhe në organizimin dhe menaxhimin e burimet e njësisë organizative për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe kundërshtimin e terrorizmit.
“Millosevski është një profesionist i përkushtuar, i besueshëm dhe shumëvjeçar, i cili karrierën e tij në shërbimet e sigurisë e filloi në vitin 1997 në Drejtorinë e Atëhershme për Siguri dhe Kundërzbulim në kuadër të MPB-së dhe ekspertiza e tij prej atëherë e deri më sot, kur është në Agjencinë për Siguri Kombëtare është në fushën e luftimit të ekstremizmit të dhunshëm, të mbrojtjes së rendit kushtetues si dhe në fushën e kundërshtimit të terrorizmit”, njoftojnë nga Qeveria.
Ata shtojnë se Milloshevski zhvillimin e tij profesional e zhvillon që nga viti 1999 e deri më sot duke marrë pjesë në disa trajnime vendore të organizuara dhe të realizuara nga Njësia për Detyra të Veçanta në MPB dhe Byroja për Siguri Publike në MPB, si dhe në disa trajnime jashtë vendit të organizuara dhe zbatuara nga Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara, Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Byroja Federale e Hetimit të Shteteve të Bashkuara, Shërbimi Diplomatik i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara dhe Shërbimi Kanadez i Sigurisë dhe Inteligjencës.


You may also like