Qeveria e mbështet aksionin në veri: Kriminaliteti duhet të shkatërrohet

by admin
Spread the love

Ministrja e Drejtësisë Albulena
Haxhiu, ka folur për aksionin në veri, raporton Ekonomia Online. Ajo pas
mbledhjes së Qeverisë, shtoi se kriminaliteti duhet të shkatërrohet.

Haxhiu ka sqaruar se ky aksion e ka
mbështetjen e Qeverisë, duke shtuar se synim kanë parandalimin e kontrabandës së
mallrave.

“Besoj se e keni parë
komunikatën nga Policia e Kosovës, ky operacion është në nivel vendi ku po përfshihet
Prishtina, Mitrovica, Peja, dhe qëllimi është parandalim i kontrabandës së
mallrave, dhe e ka mbështetjen e Qeverisë së Kosovës”.

Ndërsa ministri i Financave dhe
Transfereve, Hekuran Murati tha se në këtë aksion ka marrë pjesë Dogana e Kosovës,
por jo edhe ATK-ja.

“Aksioni ka të bëj me
kontrabandën e mallrave pa banderola dhe pa deklarim”.

“Është veprim qe po ndodh në
Kosovë dhe nuk është në këtë rast ATK-ja nuk është e përfshirë, por Dogana e
Kosovës”.

Murati ka folur për vendimet në
mbledhjen e Qeverisë, derisa ka përmendur marrëveshjet me Bankën Botërore dhe
atë me Fondin për Garanci Kreditore, raporton EO.

“Kishim miratimin e
projektligjit, që e përcollëm në Kuvend që ka të bëjë me mbështetjen e Fondit për
Garanci Kreditore, e ku do të rritet mbështetja për ndërmarrjet e vogla dhe të
mesme”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se
operacioni policor ka nisur në orët e hershme të mëngjesit, kundër kontrabandës
së mallrave.

Policia ka theksuar se ka goditur
rrjetin e kontrabandës, ndërsa gjatë zhvillimit të aksionit në veri, serbët
kanë sulmuar Policinë e Kosovë, duke hedhur gurë në drejtim të tyre. Po ashtu
ata kanë djegur edhe disa vetura me targa RKS.

“Policia e Kosovës, në vazhdën e
realizimit të objektivave strategjike për parandalim të veprave penale,
konkretisht luftën e pa kompromis ndaj kontrabandës së mallrave, sot në orët e
hershme të mëngjesit ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili
përfshinë disa lokacione të ndryshme, ku bëjnë pjesë katër rajone të Kosovës si
Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veri”, thuhej në njoftimin e
Policisë.

Në njoftimin e bërë për media
thuhet se “të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në koordinim me
prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë duke u kryer
kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale
biznesi, magazina të mallrave etj”.

LEXONI EDHE:

You may also like