Qeveria e Kosovës: Mbledhja e qeverive nuk është anuluar

by admin
Spread the love

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, ka thënë se mbledhja mes dy qeverive Kosovë-Shqipëri, nuk është anuluar.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, ai tha se gjithçka është gati në Gjakovë për këtë mbledhje.

“Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë. Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sotëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova nga Shqipëria që është edhe si uvertyrë për mbledhjen e nesërme”.

“Për anulimin po dëgjojmë tani nga ju”, deklaroi Kryeziu.

Shqip pak më parë raportoi se kjo mbledhje është anuluar, duke u thirrur në burime brenda qeverisë në Tiranë.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, në orën 19:30, do të mbajë një konferencë për media. Nuk dihet nëse kjo çështje do të jetë tema.

Mbledhja e përbashkët e qeverive Kosovë-Shqipëri është paraparë për datën 14 qershor, në Gjakovë. /Klankosova.tv

You may also like