Qëndroi për katër ditë i bllokuar në pusin në Marok, vdes fëmija 5-vjeçar

by admin
Spread the love

Rayan, fëmija 5 vjeçar që ra në një pus katër ditë më parë në Marok u nxor mbrëmjen e të shtunës i vdekur. I mituri qëndroi në një thellësi prej 32 metra, ndërsa pusi ishte i gjerë vetëm 25 centimetra.

Në hyrje të pusit qëndruan për katër ditë qindra persona që prisnin se çfarë do të ndodhte me vogëlushin. Ndërkohë që një ambulancë e shoqëroi me urgjencë 5 vjeçarin në spital dhe mësohet se ka ndërruar jetë.

Teksa qëndronte në pus, fëmija u mbajt në jetë nga një tub me oksigjen që ja kishin hedhur nga lart forcat e shpëtimit si dhe një tub tjetër që i dërgonin ujë.

Operacioni për ta nxjerrë ishte shumë kompleks pasi rrezikonte të shembej gjithçka dhe fëmijë të rrëshqiste edhe më poshtë. Forcat e shpëtimit e arritën të hapnin një tunel tjetër paralel me atë ku ndodhej Rayan dhe nga aty e nxorën vogëlushin, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve të rënda.

Pusi ndodhej vetëm pak metra nga shtëpia e 5 vjeçarit që teksa luante ra brenda.


Top Channel

You may also like