“Qëndro i fortë”, Beatrix vazhdon ta përkrahë Donaldin edhe nga jashtë – Shqip

by admin
Spread the love

16:30 | 4 Shkurt 2022

Këngëtarja ka bërë një postim dedikuar partnerit të saj, Donald Veshaj.

Beatrix Ramosaj pas daljes nga shtëpia nuk ka qenë edhe aktive në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, sot ajo ka vendosur t’i jap një përkrahje Donaldit i cili kohët e fundit po qëndron më shumë i vetëm se sa me banorët tjerë.

Duke i publikuar një video ku Donaldi shihet i vetëm në oborrin e shtëpisë, Beatrix ka shkruar: “Ti i ha sherret e debatit për mëngjes. Je më i vërteti aty brenda. Qëndro i fortë. Me ty deri në fund”, ishin fjalët e këngëtares.

Ndryshe, Beatrix dhe Donaldi janë çifti i dytë i krijuar brenda shtëpisë së famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania”./Shqip/


You may also like