Qëndrimi kundër ZRrE-së e qeverisë i bën bashkë opozitarët (VIDEO)

by admin
Spread the love

Vendimi i ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike i aktivizoi menjëherë deputetët e opozitës.

Mirëpo, kërkesa e PDK-së për mocionin për debat parlamentar dështoi në mungesë kuorumi.

Por kuvendarët i shfrytëzuan minutat e tyre, për ta kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës me tarifa rreth 100% më të larta mbi bllok-tarifën prej 800 kilovatëve. Madje u kërkua që vendimi të shfuqizohet menjëherë, njofton Klan Kosova.

 Tahiri paralajmëroi se vendimi i ZRrE-së do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Hapa ligjor përmendi edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili akuzoi qeverinë për rritjen e çmimit të rrymës.

“Kryeministri Kurti është shndërruar në një kontabilist buxheti që i ka braktisur qytetarët e vetë”, u shpreh Abdixhiku në konferencë për medie.

Partitë opozitare do të bëhen bashkë për t’i mbledhur nënshkrimet, që të thërrasin seancë të jashtëzakonshme për këtë temë.

“Ne si deputetë paguhemi që në seanca ta përmbysim, një vendim tepër të dëmshëm të ZRrE-së e cila ka qenë çdo herë e sinkronizuar me qeverinë në raport më këto tarifa”, tha Besnik Tahiri nga AAK.

Përveç revokimit të vendimit, opozita thotë se do të kërkojë me ngulm nga qeveria që ta shkarkojë bordin e rregullatorit për energji.

 

 

You may also like