Qëndrim Zyba po shkëlqen në fanellën bardhekaltër – ky ishte super goli që shënoi sot

by admin
Spread the love

Prishtina ka vazhduar me fitore në BKT Superligë, teksa ka mposhtur Ulpianën me rezultat të pastër 2-0, shkruan Insporti.

Qëndrim Zyba dhe Guathier Mankenda u përkujdesën për golat e shënuar që i dhuruan tri pikë shumë të rëndësishme Prishtinës në xhiron e 25-të të elitës së futbollit kosovar.

Zyba ishte i jashtëzakonshëm në paraqitjen e tij sot, duke shënuar gol fantastik në minutën e 53-të të ndeshjes. 

VIDEO

Që nga rikthimi i tij nga lëndimi i cili e la jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë, talenti i kryeqytetasve po shkëlqen në fanellën bardhekaltër.

Me këto tri pikë, Prishtina kalon në pozitën e pestë në tabelë me 32 pikë të grumbulluara, e Ulpiana mbetet e parafundit me 23 pikë.

You may also like