Qëndresa Hoxha-Sadriu kandidon sërish për këshillin komunal dhe tani edhe për këshillin e qytetit

by admin
Spread the love

Pas gati tetë vitesh në këshillin bashkiak dhe tre vjet në këshillin kantonal, Qëndresa dëshiron të përdorë përvojën e saj si deputete në këshillin e Komunës Opfikon. Gjatë këtyre tetë viteve, ajo ka shqyrtuar komitetet mbikëqyrëse, menaxhuese dhe audituese në nivel komunal dhe kantonal.

Në vitin 2018 asaj iu lejua të përfaqësoja qytetin e saj si kryetare e këshillit bashkiak. Kjo përvojë ishte shumë mbresëlënëse, por mbi të gjitha e motivoi më shumë për qytetin e saj.

Sigurimi social dhe drejtësia, mundësitë e barabarta, barazia gjinore, mbrojtja e klimës dhe pjesëmarrja politike janë çështje qendrore për Qëndresën në punën e saj politike dhe ajo dëshiron të vazhdoj t’i mbështes si këshilltare bashkie. Për Qëndresën është e rëndësishme që të mbroj shqetësimet e popullatës në rrethinë dhe t’i përfshijë më mirë në procesin e përditshëm politik.

Qyteti i Opfikonit karakterizohet nga diversiteti ekonomik, kulturor dhe social. Qëndresa dëshiron që të jetohet ky diversitet në qytetin e saj, të jenë krenarë për të dhe atë ta pasqyrojnë në politikë.

Në këtë vegëz mund të mësoni se si duhet votuar:

https://fb.watch/bwjoZUqTJC/

You may also like