Qendra shtetërore për provime institucion jofunksional (VIDEO) – Shqip

by admin
Spread the love

KANDIDATË PËR ARSIMTARË DHE DREJTOR ME MUAJ TË TËRË PRESIN PROVIMET

Mbi gjashtë muaj Qendra shtetërore e provimeve është tërësisht e bllokuar. 111 kandidatë për drejtor dhe 650 kandidatë për arsimtarë me muaj të tërë presin për provimet.

Me muaj të tërë, Qendra shtetërore e provimeve është tërësisht e bllokuar. Nuk mbahen provime për drejtor, nuk mbahen provimet profesionale për arsimtar, bllokohen avancimet, e askush nuk ndërmerr ndonjë veprim drejt përmirësimit të gjendjes, raporton Klan M.

Edhe sot, dyert e këtij institucioni ishin të mbyllura për gazetarët.

”Qendra për provime shtetërore këtu në Shkup është totalisht e bllokuar. Institucion që nuk funksionon. 111 kandidatë për drejtor po presin me muaj të tërë, e po presin edhe 650 kandidatë për provimin profesional për arsimtarë. Gjithçka filloi me drejtoreshën në mandatin e kaluar, e cila totalisht e bllokoi punën e këtij institucioni, në bazë të informatave tona për shkaqe politike. Për shkak se opozita VMRO DPMNE fitoi në shumicën e komunave në vend dhe duhej të emërojë drejtorë nga radhët e saja. Për këtë shkak po mbahet e bllokuar kjo procedurë. Pritjet ishin se kjo punë do të debllokohet pasi erdhi në funksion drejtoresha e re, Bllagica Pavllovska, por edhe ajo po vazhdon me avazin e njëjtë. Kërkuam që sot të prononcohet për këtë problematikë dhe të na tregojë se ku qëndron problemi për shkak se një numër i madh i kandidatëve po presin nga ky institucion, por deri më tani ajo nuk ka pranuar që ta dalë dhe të flas para kamerës”

Për shkak se nuk mund të pajisjes me licencë për drejtoreshë, Jasmina Damçevksa u emërua nga Komuna dhe u shkarkua nga komisioni i shkallës së dytë.
E përse nuk mund të merre licencë? Për shkak se drejtoresha aktuale është nga radhët e LSDM-së, e Damçevska emërohet nga Kryetari i Komunës nga radhët e VMRO DPMNE-së.

”Unë u paraqita për provim tek Qendra për provime shtetërore”

Përse assesi ta kryeni këtë punë?

”E dini se çfarë probleme ka Qendra shtetërore për provime, sa tej zgjaten punën për dhënien e provimit për drejtor” – tha Jasmina Damçevska.

Pas shkarkimeve dhe emërimeve, luftën zakonisht e fitojnë institucionet qendrore, dhe drejtorët mbesin nga radhët e LSDM-së, e në disa raste, komunat i humbin edhe kompetencat në arsim. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

 

You may also like