Qëllohet nga djali i saj 2-vjeçar pas shpine, ndërron jetë nëna shtatzënë 31 vjeç

by admin
Spread the love

Një grua 31-vjeçare në Ohio të SHBA-së, e cila ishte tetëmuajshe shtatzënë, humbi jetën nga një plagë me armë zjarri në shpinë nga djali i saj dyvjeçar.

Tragjedia që po rikthen në sipërfaqe çështjen e posedimit të armëve në SHBA, u zbulua kur pasditen e 16 qershorit, Laura Ilg, nëna shtatzënë, thirri policinë duke shpjeguar se djali i saj e kishte qëlluar në shtëpinë e saj në Norwalk.

“Ajo shpjegoi se ishte33 javë shtatzënë dhe se djali i saj 2-vjeçar e qëlloi aksidentalisht pas shpine me armë”, tha një zëdhënës i policisë.

Pavarësisht transferimit të shpejtë të 31-vjeçares shtatzënë në spital, gruaja vdiq disa orë më vonë ndërsa mjekët nuk mundën të shpëtonin as fëmijën që mbante.

Ilge, e cila ishte e vetëdijshme kur oficerët mbërritën në shtëpinë e saj, shpjegoi se djali i saj hyri në dhomën e prindërve, dera e së cilës zakonisht ishte e mbyllur, ajo ishte e zënë duke larë rrobat dhe djali filloi të luante me armën.

Policia gjeti një pistoletë 9 mm në një komodinë në dhomë si dhe dy armë të tjera të mbushura.

Bashkëshorti i viktimës, i cili në momentin e ngjarjes ishte larg shtëpisë, i tha policisë se armët i përkisnin atij.

Rreth 40 për qind e familjeve amerikane,  shumë prej të cilave kanë fëmijë, zotërojnë të paktën një armë, sipas Qendrës Kërkimore Peë. Megjithatë, më pak se gjysma e familjeve i mbajnë këto armë në një vend të sigurt, siç zbuloi një studim i Universitetit Johns Hopkins.


Top Channel

You may also like