Qëllohet me armë zjarri ish-kryeministri i Japonisë Shinzo Abe

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, është qëlluar me armë zjarri gjatë një takimi në qytetin Nara të Japonisë.

Ai u qëllua dy herë me armë zjarri dhe e shtëna e dytë në shpinë e rrëzoi atë në tokë. Ish-kryeministri japonez ishte i vetëdijshëm dhe i përgjegjshëm, ndërsa po transportohej në spital pas të shtënave, bënë të ditur autoritetet shëndetësore.

Sipas mediave ndërkombëtare, të cilat kanë publikuar edhe foto nga ngjarja, autori është arrestuar menjëherë.

Ish-guvernatori i Tokios, Yoichi Masuzoe, tha në një postim në Twitter se 67-vjeçari Abe ishte në një gjendje arresti kardiopulmonar, një term që përdoret shpesh përpara se një vdekje të konfirmohet zyrtarisht në Japoni.

“Ish-kryeministri Abe u qëllua rreth orës 11:30 me orën lokale (02:30 GMT) në Nara. Një burrë, që besohet të jetë ai që ka qëlluar, është arrestuar. Gjendja e ish-kryeministrit Abe aktualisht nuk dihet”, u tha gazetarëve shefi i kabinetit, Hirokazu Matsuno.

“Cilado qoftë arsyeja, një akt i tillë barbar nuk mund të tolerohet kurrë dhe ne e dënojmë ashpër atë”.

Abe ka shërbyer si kryeministër i Japonisë nga viti 2006 në 2007 dhe sërish nga 2012 në 2020.

Ai ishte kryeministri japonez më jetëgjatë në histori përpara se të jepte dorëheqjen në vitin 2020, duke përmendur arsye shëndetësore.

Sipas ekspertëve të sigurisë, të shtënat ndaj ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe do ta ndryshojnë vendin “përgjithmonë”.

You may also like